Fadil Lepaja
EKRANI I SHESHTE


Hap televizorin
Kanali publik qet shkumë nga goja
Çdo dite të lume, nis e sosë me të njëjtit aktorë dhe statist
Institucionet na kriposin me agjitacion derë më derë
Kosova nuk ka dalje në det për të ikur në skaj të dynjasë
Përnatë në të njejtën kohë na rrotullojnë në tiganin e vet të ndryshkur
Pastaj vie reklama magjike
“ti e rrokullisë ajo dështon”
Përplot dështak në këtë botë ku sundimtarët vetëquhen të suksesshëm
Të tjerët heshtin apo rrebelohen në rrugë si çdo dështak tjetër
Rrokulliset edhe kjo ditë në hellin e meditjeve të ulta
Plazhet e adriatikut nuk e shpërlajnë dot krejt dergjen e vitit
As Joni nuk i del zot
Burokracia shpërlan zdralin elektronik nga trupi
O zot...
ankohet mikja ime virtuale
që e kërkon dashurinë e vërtetë
në pikë të diellit ...e kërkon me qiri në dorë....dashurinë
të gjithë më duan vetëm për një natë
nuk dua të jem qupë vetëm për një natë
a nuk përbëhet jeta nga netët dhe ditët...
natë pas nate ikën jeta pa dashuri dhe pa sex
lere fare i them
nëse beson
ajo do të vijë te ti pa e hetuar fare..
nga mbrapa
do t’i mbyllë sytë me duartë e sajë të buta
a nuk ndodhë gjithnjë kështu
dashuria është e verbër na thoshin edhe librat plot pluhur të romantikve
lojë të vrazhdë luajnë ekranet e sheshta qe kattrithen për muri
qvidhosin kuptimin nga ngjarja...krejt ëshhtë vetëm argëtim
rrezaton krenari kombëtare...ekrani....spik erët parakalojnë në bebëzat tona me hap ushtarak
derisa hajmë një copë bukë bajate plot aditive
termintori bënë kërrdinë përballë
bene shkrum e hi gjithçka guvernatori
edhe quni më gjuhet në shpinë me një pushkë plastike ...të vrava kapedan Krenc
mediat globale shlyejn trurin... birë
përqeshin origjinën,
eh...kujt i flas...
vetëm oligarkët e kanë drurin e familjes deri në 50 gjenerata
familja ka kosto
jo të gjithë mund të i lejojnë vetes shtëpi, televizor të sheshtë dhe dy tre fëmijë
me gruan që e shohin rrallë
qdo gjë është ngatërruar
as shtëpia nuk është më çka ka qenë dikur
oxhak, sofër,shtrat...
vetëm rri pranë ekranit
të dhëmbin veshët, tëmthat nga heshtja e yte
a rrihet kështu duke e dëgjuar vetveten që nuk pranon të flas me ty
keq na vratë në shpirtë
na hoqët armiqtë e huaj nga ekrani
si të jetohet pa ta
kush është fajtor kujdestar
mos dhashëë zoti të jemi ne...
sa mirë që na mësoni prej fillimit si të hecim, hajmë apo përmjerrim në gjumë
bontoni është bërë literaturë e obliguar për fukaranë
nuk do të bëjmë gabim
të pagabuar do të jemi sikur mësuesit tanë dhe mësuesit e tyre...
dëgjoj reklamat dhe përpiqem të mendoj pozitivisht
një Guru me kallmë shkrihet përpara
dhashtë zoti rrugës të mos e takoj asnjë të menqur kujdestar
të ma shkërdhej tërë këtë disponim të brisht pozitiv
me komentet e veta të vjedhura nga editorialet e djeshme
mik , jeta është krejt ideologji
nuk ikën dot
Kosova nuk ka det
Nqa aeroporti kombëtar asnjë hap nuk e bënë pa vizë në pasaportë
Komandanti kruan mjekrën e gjatë plot hidhërim
Jeta është ideologji, mik...
hap televizorin dhe e ke aty
në dtarin e mbrëmjes ndahen detyrat dhe ndëshkohen të pabindurit
hap librin e botuar dje ...aty është
sepse ai që mendon ndryshe nuk ka para të botoi libra
hap frigoriferin aty e ke....një jogurt që bënë “mu”
gumëzhijnë baktere të mira në paketim bashkëkohor
artdesigne...
plot marketing dhe shëndet në një tas letre të plastifikuar....
e ti e kërkon me qiri dashurinë e vërtetë romantike
mos baj dert...ska se si ndryshe...ai do të vij nëpër këtë ditë me diell
....këmbë apo mbi kalë....
Një gjë është e sigurtë , nuk bëjnë punë as vagonët e falur
hekurudha nuk sjell askënd deri te ti
ku ka binarë që detyrojnë drejtimin....nuk ka dashuri
E mbyll televizorin
E pështyj në surrat
Por e di
Nuk mar frymë pa te
Nuk ka jetë pa ideologji
Tashmë ka kaluar në gjene....

11 gusht 2009


SA FORT DUHESHIM KUR ISHIM FEMIJE...


Ne fund te tunelit ,
kalimashi shndrite si asnjëherë më parë
kryeministri e nget eskavatorin sikur të ishte porsche
plot krenari tropoje
simbolikisht u tokën duart e dy pushteteve shqiptare
edhe populli bante tregti te imte në kufi
eh sa shumë gurë paka pasë në gjoksin e atdheut
prandaj ishte aq zemërgurë
zoti e di si duroi 50 vjet pa e djegë token deri në toplice
per me pi uje te bunari i Isufit
per me ra shahadet te vorret e arnautve ... në kurshumli
qetësi publike
Reflektoret nuk patrullojne më sert kësajde
As gomarët e kufirit nuk hingëllijnë natën
Thjesht , reflektorët janë shëndrruar në poqe gjigante elektrike ....krejt kalimashi shëndritë
Kjo eshte drita ne fund te tunelit
Që përflitet nëpër tregime që përfundojnë mirë
E vura veshin në gurë
Degjoj malin ...askush nuk rrahë shtigjet e dhive nëpër natë
Gomarët e kufirit kanë dalë në pension.. kullosin vetëm nëpër përrallat diletante të ekranit
Seriale lokale për publik rural
as kontrabanda tashmë nuk i do gomarët
ka dalë shehshit, super veturat kafshojnë asfaltin me katër korsi
Në kufi ndërshiptarë... ende flitet gjermanisht
Zona Operative e Gjermanisë...danke deutchland
KFOR-i na buzëqeshë nëpër tytë pushke
Edhe ne ishim të ndarë kështu
Dyzet vjet
derisa e prishëm murin e berlinit...pastaj e bëmë muze...
e shëndrruma në kujtim plot dhimbje
Po të kishte male mes nesh ...edhe ne do të hapnim tunele ...
Nje shtëpi shtrihej ne dy gjermani
Mbi telat me xhemba benin dritë termocentralet ruse
Termocentralet ruse pastaj i sollëm këtu.. në Kopiliq
bëjnë dritë ...dhe pluhur,shumë pluhur
në fund të fundit , kalit të falur nuk i shikohen dhëmbët...
Në Golem kriminelët shëtisin në uniformë dhe flasin me radiolidhje
Përgjojnë policinë dhe vrasin nga prita ...
Vrasin besimin e publikut
Shteti lufton pa antiplumb
Qeveria derdh lot publikisht ...ankohet
Pushuesit nën qadra djersijnë
kruajnë bythen dhe rrotullohen në anën tjetër ...po gjirohet ndonjë film, ua thotë mendja
kalimashi është ba si grue e keqe
sjell fjalët e botes këndej e andej
edhe pikëllim sjell autostrada
shofer të dehur nga patriotizmi vozisin nga ana e kundert
eh
sa shpejt po shpërbëhen ëndërrat që u thurën gjatë
nëpër llafet vesh më vesh , nëpër oda të moqme
vllau - vëllain e merr ngryk pas 50 vitesh
a të kujtohet nana kur na rrihte me thuper edhe na e thente buken mbi sofer
o zot...sa fort duheshim kur ishim fëmijë...
shqipëri

 

11.08.2009

 

 


ESHTE VETEM MALLE...

( Kenge ndryshe per atedheun )

Ka shumë tregime të sajuara, mike
universi virtual sfidon ashpër botën reale
askush s’më thotë
ishe ngjarja apo tregimi ....në fillim
me çka filloi krejt kjo mesele
librat e shenjët thonë ... ishte fjala
pastaj zoti e shndërroi fjalën në ngjarje
mister i përjetshëm kjo pune
sidoqoftëë
tregimi i shenjët, tregohet brez pas brezi
adami, eva ...dhe vargu pastaj
inflacion tregimesh edhe nëpër librari...tezga
nëpër oda ngjarjet tregohen këmbëkryq
me lahuta
gjenerata të rreshtuara njëra pas tjetrës deri te dera e oborrit
në trungun e moçëm familjar kacavaren kryq e tespihe
çfar thua... tashme po rrëfehem...thua ?
jo, nuk ndiej nevoje te rrëfehem
ne mëkëmbësit e zotit ne tokë që marrin rrogë në fund të muajit
nuk kam besë
ata nuk i binden vetëm krijuesit...
sonte me kullojnë fjalët nga plagët e shpirtit
nuk i beje dot zap
me vjen turp të përqyrrem duke qajtur me zë
ne Kosovë besohet se burrat nuk qajnë
nën zë ende kënga quhet vaj i burrave
vetëm se burrat e sertë nuk e frekuentojne këtë lagje në facebook
se këtu ndalohet pirja e duhanit
duhan kaçak qe mbështillet nga kutia e argjendët e gjyshit
u kuptuam pra ...nuk po qajë
vetëm po e këndoj dashurinë dhe zhgënjimin tim,
sinqerisht deri ne dhimbje..përmallshëm sikur te mos ishim par njëmijëë vite
kur dëgjoj ehon e fjalëve në fb
kam frikë nga vetvetja
përlindësh shumëkokësh interneti
comente ndjenjash të trazuara apo vetem ...” I like this “
rrjeti global gërrhet në dhomen time me perde të lëshuara
askund nuk e shpie tëre këtë mallë qe e nxorra sonte
operatori publik ka rene nga sistemi
rreëqthem
e godas idhshëm tastaturen e rrënuar nga baticat e shpirtit
pa mëshire ulërinë ekrani
janë shlyer shkronjat ... mike
është shlyer ngjyra e bardhe mbi te zezen
ne letër shkruhet ndryshe ... e zeze mbi te bardhe
shit ... askush ma nuk e do grafiken
daltonizmi është bërë ideologji zyrtare
prandaj nuk qojmë dashuri publike me te
zot...falëm sonte
qe s’po i kreh dot fjalët
kam frike se po i kreha do te duken sikur flokë bjondinash
dhe pastaj do te hapen llafe
nuk jam aq trim me fjalët e kam vetëm blof
mbase vetëm frojdi ka pasur guxim të përflas ashiqare dashurinë e vet për nënën
duke e shëndërruar edipin në hero urban...
ka shumë tregime të sajuara, mike
universi virtual sfidon pamëshirshëm boten reale
dashuria është përherë humnere e thellë ...perverse apo fisnike...vetëm zoti e di
ne këtë përrallë edipi nuk e përmbushë dot profecinë

 

12.08.2008

 

NATYRA

A e sheh at fije bari
kujtesa e krejt botës është mbledhur ne të
a e sheh si është lakuar nga pesha e dashurise që ia jep
a e sheh atë lule atje
i ka mbledhur krejt ngjyrat e natyrës në vete
bebzat t’i bën me klithë prej gëzimi me pafajësinë e vet
a e sheh atë dru atje ...
mbase në jetën e mëparme kemi qene drunjë që vegjetojnë
vetëm kur rri në një vend e kupton
dhuratën që na e bëri zoti kur na i fali këmbët
e ça do ajo thupër thane aty
e hedhur krejt spontanisht
t’a kujton mësuesin sadist
nga shkolla fillore
që kërkonte me i mësue përmendësh vjershat
për udhëheqësin e pagabuar ...?
fort e paske marrë me rehat, mike
në fakt ska ku shkon njeriu edhe kur ngutet sikur vet speed gonsales
bota është një rreth i madhë paralelesh dhe meridianesh... krejtësisht i koduar
gjithësia nuk ka sens për mushkërite tona të brishta
përplot klorofil natyra
bari, gjethi, qielli ...mbi ne gumzhine përplot O2
a e ndjen si merr frymë bari...?
në dreq ngrohja globale
më le ta shijoj këtë çast
krejt amëshimi mblidhet në vetëm nje çast lumturie
kur e ndiejmë natyrën e gjallë në vete ...dhe neuronet që nuk gumzhijnë më

 

SIRENAT
( krijuesit dhe vapa verore)


Kush tha se Odiseu nuk e lidhi vetveten me litar
Për direkun e anijes me vela
Me të cilën krejt detërat e dynjasë i sfidoi
Gjithë perënditë e Olimpit i zemroi
Moti është thënë
Ma mirë mos të shohësh
Atë qe dora nuk arrin me e prek
Se shpirtin e djeg
këngëtari i verbër këndonte me lahutë
fjalët qeleshin si shpella para nesh
dhe andej dilnin përbindëshat e lashtë
falna o zot
shkrim as lexim nuk dinte Homeri plak
por krejtësisht të qartë e kishte se vetë bukuria ia mori sytë përjetë ...
deti turfullonte dhe paraljmeronte sfiden e radhes
urdhërova marinarët të gjithë me radhë
të mbyllin veshët me dyll
të mbyllin sytë me shamia të qëndisura
e mua
të më lidhin për direkun që e mban anijen e fatit
këtë anije druri të mbushur përplot mëkate që shpërlan fundin e barkut në krip
mos i hapni veshët u thash
Po dëgjuat vetëm një notë do të shurdhoheni përjetë
po shikuat vetëm një çast
shpresa humbë ...çdo gjë merr fund
atëherë Itaka mos të na pres kurrë më
kurrë më s’do të shkelim në brigjet e sajë...
Për zotin
Veq sytë mos mi lidhni
Veshët mos mi mbyllni ...
Kot llafosja me ekuipazhin
Litari tashmë shtërngonte fuqishëm në gjoks
Ata nuk dëgjonin, as nuk shihnin
vetëm gishtat e këmbës i lëvizja mundimeshëm
ishin vetverbuar, vetshurdhuar
sirenat kendonin
të bukurat e dheut tashmë kishin dal në breg
rrëqethnin detin kur e preknin me këmbë
Shikonin qiellin ,
e qielli squllej nga lakmia
Shikonin diellin,
e dielli shuhej për një çast
Ujë, gurë dhe brishtësi ....tërë ato ngjyra jete
që janë bërë një , në një foto çasti
Zoti e ka bere mrekullinë kur na i la sytë me pa
Dhe zemrën që tërbueshëm rrahë ...
Akush s'di të thotë
Kush këndë e sfidon me bukurinë e vet
Në këtë trekëndësh bukurie
ajo ulur mbi gurë , a guri lahet turfullueshem në det
lagështia dhe kripa ngjiten trupit përpjetë ..krejt ngadal
përqeshin gravitetin
kofshët e djegura nga dielli.. pulësojnë ...
avujt dehin marinarët meridianeve
Pikat e ujit rrjedhin këmbëve në një shtrydhje orgazmatike
Kafshoj gjuhen nga tundimi
e di
në Itakë
Penelopa nuk do të më mbaj mëri
E shterrur nga masturbimi ajo zgjodhi të vuaj
Te unë natyra ishte me e fuqishme se arsyeja... e kapa zogun ne hava
Homeri e dinte se kënga nuk kurdisej mbrapsht
penelopa në asnjë përrallë nuk do të jetë burrë
kot përfolni paragjykimet për seksin e dobët
o perëndi mëshirë për trupin tim mashkullor
ku rrah një zemër aq e brishtë
pompon si e krisur por se nxjerr dot ujin nga kuverta
kam frikë se përmbytemi...mike
prapseprap lagështija ka hyrë gjithkah nëeper poret e trurit
ka mbizotëruar edhe këtë ditë të bukur vere
me kot ëndërroj për nje cast Saharën e pafund
si scorpion i etur
të shtrihem i tëri dhe të terem në zall
posedoni shkumbon palodhshëm brigjeve të ndërgjegjjes
ato buzëqeshin plot vetëbesim dhe këndojmë
o zot , qe u fale bukurine ... pse i bere te vetëdijshme për këtë...
dhe zoti më thoshte përmes këngëtarit plak
këtë bukuri e bëra vetëm për artistët e krisur
që frymëzohen vazhdimisht nga muzat
të gjithë tjerët do kalojnë pranë dhe nuk e shohin dot
me sytë e tyre të lidhur me shamia të qendisura
të gjithë tjerët do të kalojnë pranë dhe nuk e dëgjojnë
me veshët e mbyllur me dyll
askush tjetër asnjëher nuk do të klithë nga pasioni sikur Odhiseu i lidhur per dikrekun e anijes
sirenat tundojnë
krejt mendjet e ndehura si hark shigjetash
që marin në thumb shkëmbin e lartë në breg të detit
ku perënditë e lidhën Prometheun përjetësisht

ATHUA...KREJT MRAPSHT... ?


Gërmuam deri në anktarktik mike
Akullin e gjetëm vetëm në zemrat tona
Shkrirje globale apo dicka tjeter
shkretëtirë në kujtesën kolektive
në të njejtin gurë morëm në thua me qindra herë
Kemi harruar të duam armiqët tanë ...mike
E ku ka ma hasëm se vllau që ta bëri nëna
Krejt hisen e babës e ndanë në dy pjesë
Thot halili dhe rrahë tokën rëndë me këmbë
Të shprehesh duhet të jetë mëkat
Askush nuk pësoi pse nuk foli
Shpresoj shumë
po shihen rrënjët
e gjithë kësaj meseleje
nocione krejtësisht të mjegulluara
po mësohen në shkolla
keq jane ngatërruar kategoritë...
yjet janë afruar aq shume sa mund të djegin buzët e arstonomve hutaq
hubble pergjon materien e universit
përditë zbulon planete tjera në ujësinë e pafund
e afërta na ka ikur teper larg
vetëm tash e shohim qartë e më qartë
vetëm kur nuk e ke ...e kupton...
te gjithe e dine si ishte dje ...por mexhithate grinden
pajtohemi, jeta qenka vetëm histori
kujtime
askush nuk e din si do të jetë nesër
në google ka vetëm prognoza meteorologjike
të tjerat janë vetëm spekullime
as ënderrat nuk jane siq ishin dikur
merr një tabletë sintetike dhe mos u shtrij fare
ëndërrat i sheh me syqelë
eksperimentohet me qdo gjë
pucrrat e fruthit janë vënë nën mikroskop elektronik
nëpër bythë gjilpëra përbirohet globi
miliona herë rritet maja e e sajë dhe qepë dunjanë
krejt mbrapsht ...këndon sinani...krejt mbrapsht
athua kaq mbrapsht
huti e përgjithshme
burrat martohen me burra
gratë martohen me gra
fëmijët fabrikohen me klonim,
seksi ka mbetur vetëm biznis
politika asiston dhe ka hedhur tasin për vota
lëmoshë kërkojnë vetëm të pasurit
fukaraja ushqehet me shpresë dhe nuk ia di vlerën parasë
njeriu tashme nuk e duron as veten e tijë
e ka njohur teper ...tepër shume vetveten
por nuk pajtohet me fatin
krijesa e gjurmon kodin e krijuesit
bjondinat shesin librat e shenjët
besimtarët i vejnë në tundim
cdo gjë ka mbetë vetëm retorikë boshe
Askush të vertetën se di
Merre me mend kur të vërtetat dëshmohet me të kundërtën e vet
vetëm vetmia ka mbetur e njejtë
ashtu si ishte kur njeriu i pare e rrotullo gurin sikur rrotë mullini
mulli që bluan idhshëm .. kjo jetë
kështjella e fundit e papushtuar
mbeti vetmia
muret e sajë po trashen përditë
përvjet...
perjete
kemi harruar të duam armiqët tanë ...mike

 

ODISEU PERHERE KETHEHET NE ITAKE

Si i bëhet këtij tregimi te shkaperderdhur
Per njeriun e urtë
qe papritur hyri ne këtë tregim
tregim krejtësisht të kapërcyer afatit
mbreteria jone e vogël
ngjanë të jetë
portative
e palon dhe e qet në krah mbretërinë
dhe e qon ku të duash
aq e vogël është
por aq e madhe në zemrat tona etnocentrike
mijëra ranë shkurreve , përrockave , arave, bahqeve... për këtë copë tokë në skaj të dynjasë
prap këtu qdo gjë është miniaturiale përpos maleve në kufi që na ndajnë
të kujtohet
kur topat gjëmonin as zogu skishte kokën ku me fshehë
ishin trima apo të cmendur ata djem që parakalonin maleve me kallash të lodhët kinezë në krah
fundja a nuk është njësoj në këtë rast...
por kjo është prrallë tjetër
ky tregimi flet për ditën e grave
krejt kamerat e botës
filmonin në bllacë brekët e grisura të atëdheut
dhe një shqiponjë që ende paturpshëm harbohej nën yllin e kuq ...
kur lufta iku
tregimi vazhdoi të zhagitet lodhshëm
publiku shtypte pilotin dhe kërkonte në ekran tjetër përrallë , krejtësisht moderne
kush ka vesh le të dëgjoi
le ta dijë
penelopa kishte mekatuar me poseidonin dhe
Troja nuk merrej dot pa atë kalë të mallkuar, të drunjëtë ...
Rrethimi u stërzgjat , i pat kaluar kufijtë e legjendës
Në kështjellë një repartë ushtrie kishte kafshuar vetën idhshëm në tru
donte të dorëzohet
por nuk dinte se si
Situatë pa lidhje
pastaj ne këshillin e luftës qohet në këmbë një gjeneral i lodhur
dhe e ofron një fund të mirë për përrallën...
Ai vtëm donte të këthehet sa më parë në shtëpi
te gruaja qe me vite thurte në vek përralla dhe i ftohte kofshët e bardha në detin ...plot krip
Boll kishte shtegëtuar
Zotrat e kishin luftuar duke ia plotësuar krejt dëshirat
Ma nuk dinte cka të bante me veten
Përpos të krijonte një luftë të fundit pët vete
Para se të dilte përfundimisht nga ngjarja
Ajo thurte vazhdimisht perrala për kripën e detit
Që i pastronte dhimbshëm gjitha plagët e shpirtit
Në bebëza shprisheshin leshërat e mëkatit...
gjenerali e donte dorëzimin pa kushte
por kalaja donte të pushtohej me luftë
flaka e trojes i mbuloi fërkemët e mëkatit
krejt historia mbeti vetëm përrallë që u tregua brez pas brezi
poeti i verbër as vet nuk besonte vërtetësinë e ngjarjes
e ku ka më mirë se një kalë i drunjët për t’i nxjerrë humbësit me fytyrë
gjith ai kalë i drunjët që nuk hingëllinte më kërkund përpos në kujtesën tonë
u thyen portat e trojës për ta futur mbrenda
Aq i madh ishte ....dru qe vërtetë hingëllinte si kalë
Apo vetëm trojanët ishin dehur nga fitorja e papritur dhe besuan
Grekët kishin ikur
Dhe lanë këtë kalë pas
Keshtu ...qenka thënë ...udheton neper kohe
Odiseu kthehet përherë në itakë
Nuk i mjafton globi të ulë kokën para tijë
Kërkon prapa mbretërinë e vet të vogël
Bota sillet në rreth
Përher merr në thua në të njejtin gurë
E mbreteria jone
Duket si diqka
portative
e palon dhe e qet në krah mbretërinë
ku të shkosh e merr me vete
a e sheh at det që digjet flakë
nuk është diell që perëndon
është Itaka
në version të ri
në këtë trgim të shkapërderdhur
që ka filluar aq moti

 

TE FUNDOSESH DUKE VALLEZUAR ...

Film i bukur
i dhimbshem jeta
A e sheh...cfar ndodhe
kur dhunshem levizen gjerat
Kur guri luan nga vendi
pastaj krejt konjuktura ecen zorshëm
ndërron pozitë...baraspeshohet
Ndërkaq... njeriu pretendon pa te drejte se e di kuptimin
e krejt kesaj loje
eh
shumëhere kam degjuar perralla
gjithnjë me kulla te gurta
stole te drunjeta
gjithnje nëpër dritare hekurat thuren shterngueshem
sikur thupra thane
krijojnë imazhe burgu
njeriu mbrohet nga njeriu duke mobilizuar tërë materien
krejt qeniet e pafajshme të natyrës ...
a e sheh si gjallesat vetëlëvizin nëpër glob
duke hangër njëra tjetrën
dhe vazhdimisht ndjehen si në grackë
nga e cila nuk mund të dalin
dhe nuk duan
keshtu ishte tere kohen
metalet futeshin në zjarrë per te humbur formë
pastaj goditeshin fortë për të marrë trajta kërcnuese
bote perjetesisht agresive
për të shpërthyer gjërat duhet ndrydhur shumë ...thotë fizika elementare
duhet goditur fortë
jeta
kjo legjendë
përplot maje shtizash ,
gezhoja fishekësh
elisa helikopteresh prej metali...
mësuesi na thoshte legjendat jane veq me asht dhe dru
shume me te vjetra se metalet
strukturen e sajë e krijoi zoti bashk me njeriun
e qiti ne toke dhe i dha perrallat me vete
ec kësaj rruge të rrahur i tha
e ku ka rregull pa perjashtim
e ke pare
kur zonja e bukur del në dritare
kulla bene drite
kalorësve kudo që janë ... u dridhen gjunjët
eh
prapseprap
perralle kësisoji
kaq e shkaperderdhur
nuk gjendet askund ne univers
e ku ka përralle në high technology
këtu ka diqka
diqka nuk shkon ne kete mes
për zotin
diçka nuk eshte ne rregull me kullen ?
me hekurin
apo me zonjen qe ka dale ne dritare
ndoshta kjo ka te beje me perralen vet
apo helikopterin që mbase nuk ka vend në asnjë përrallë
sma ha mendja se do e kuptoj ndonjëher
si ka hyrë në kete poezi tërë ky hekur
tere ky ndryshk
në këtë natyrë të virgjer
mbase do të kishte kuptim nese eshte anije e hekurt në fund të detit
nese jeta është titanik ...që rrëshqet mbi det...
ku fundosemi duke vallëzuar...
film i bukur e
i dhembshem
jeta

( e ripunuar )

LLAFOSJE TE PASMESNATES ...

Jeta nuk ndertohet artificialisht, mike
tulle mbi tulle
gure mbi gure
as derrase mbi derrase…
ADN eshte kod i krijuesit
jeta eshte rrjedhe
duhet kapur damarin qe puleson vrullshem
dhe shkaperderdhe materien e gjalle neper dimension
E ti ...
Perse hutohesh mbi uje
fute koken e bukur ne krua ... dhe pi
pi, sikur te kesh ngrene nje thes kryp te trashe Ulqini
pi derisa qerpiku te kendellet
derisa buzet te trashen
derisa qorapet te te lagen...
aq uje merr ne vete
sfidoje Saharen tej pertej
afrika eshte e vogel
perpara dashurise qe merr nga kroi i vendlindjes...
ne shkretetire gjallerojne vetëm gjarprinje me zile
qe rreshqasin frikshem nen zalle
dhe ngrejne prita..
tinëzake si krejt pritat e dynjase
dhe mashtrojne diellin qe djeg
ne furrën e pafund te natyres
enderrat e medha piqen ne hell
fatamorgane ne universin e njeriut te vogel
te humbur ne oborrin e vet
xhehnemi nuk eshte vetem nje tregim
nga librat e shenjet
as xheneti me krojet e ftohta....me ujin qe te pike ne balle
mendja e vdekshme nuk eshte aq pjellore
ashiqare
jeta nuk ndertohet artificialisht
tulle mbi tulle
e gure mbi gure
jeta nuk eshte mur
eshte rrjedhe
qe i shtre damaret përtej shkretetires se fjaleve
ADN-in eshte kod i krijuesit te cilin nuk arrijme ta thyejme per te kapur perjetesine ...
jeta nuk ndertohet artificialisht

 

 


Ne vend te perkrahjes

MIKUT QE NUK BESON ME NE DEFINICIONE

 

Ne kete zanat
forma nuk ka shume rendesi
Kot me e kreh vargun si prostitute skaj rruge
Apo te beshe negociata politike
Kuptimi banon krejt tjeterkund , ne nje kasolle perdhese
te marre me qira
diku larg kesaj dite te zhegitshme vere
Rrebelim total
ndaj sistemit te dijes zyrtare
nuk beson ne enciklopedi, libra te shenjet, apo web faqe zyrtare
Miku poet
thot dyshoj ne kufinjet e se mundshmes
Dhe nuk besoj ne definicione
Merre shtruar
Ndoshta njeriu mund te dije aq sa dha leje krijuesi
Sepse krejt materja eshte e vendosur ne kordinata
Gjeometria eshte shkence e thjeshte por permbledhe krejt hapesiren
Nuk kemi fluturake te ikim prej gravitetit
Qe te dalim pertej kuptimit dhe te mbijetojme
Qenje e ngathte eshte njeriu more mik
VETEM nje ne nje milion ...mendon
stambolli perplot dembela dhe kjo tashme eshte bere pjese e imazhit
te tjeret ne kokerr shpine e presin dardhen te bijer vet...
Mos shko teper larg
se do te mbetesh vetem ne kufijte e materjes
e graviteti nuk te leshon pe
Nuk te le te ikesh tutje
Vetem deshprimi te ndjek atje ku gjerat nuk shprehen me fjale
Fjalet nuk thuren me tinguj
Tingujt nuk kapen perdore per te rrahur timpanet e veshit
Njerzit
nuk te ndjekin dot
Ketu mendja kolektive nuk bene pune
Zhurma frikson mendimin
Nje mendimtar e gjeti leven universale dhe levizi kuptimin e apsolutes
Prej atehere eshte aksiome absolute se gjithcka eshte relative
Bota u permbys ....
Dhe fjeti permbys ...
ne nje gjume mileniumesh
vetem zoti e di
a kemi bere se paku nje hap tutje ne kete humbetire dijeje
Perpos se zbuluam rroten dhe pajisje tjera
qe na mundesojme te roberojme natyren
Lum ai qe beson dhe behet pjese e universit
Zalle nuk ka , por koken e fute ....ne univers

 

 

ASGJE PERSONALE ....

Prap revolucion
Gjithmone dikush provon
boten te beje me te mire...per vete
Pastaj te gjithve na thone, kete e bejme per ju
Qohuni o ju te roberuar
Mos flini
Tere diten e lume te ecni malit perpjet se atje do te gjejme
enderrat e humbura neper shtreterit e bute
Lodhje s’ka
revolucionet e ndaluan lodhjen, dhe mungesen e disponimit te mire
do - s'do do te qeshesh se s’ben
edhe kur te qahet, patjeter do te tregosh dhembet e prishur
te qeshet i ter qyteti, o te qajme te gjihte...
lejohen vetem eufori apo vaje kolektive
keshtu thote mesuesi i klases
klases me banka druri dhe duarte plot shkumes
qe kishte lexuar vetem Migjenin dhe asnje liber tjeter
asgje personale
kur fshati flet keq per ty, dije....ti je dreqi ne perralle
do te mallkohesh neper te gjithe tempujt e vendit
plakat do bejne kryq, apo do bien shahadet, sekush sipas ritit
keshtu
sillet rrota e madhe
vetem nga qendra shihet teresia e lojes
pjeset duan te ikin, centrifuga sillet vrullshem dhe nuk lejon largimin
askush nuk shkeputet nga sistemi
prap revolucion
legeni kercet ne ndergjegjjen lumpenproletare te elites
dhe kusia me uje te vale dhe nje pocerrk e varur ne mure
dhe nje qifteli qe dergjet mbi ekran
gezim o popull
sonte te gjithe do te shkojme ne koperative te shohim lajmet
c’ne piloti, ate e mban partia
dhe qeshim te gjithe, duartrokasim ne vete , se kemi frike mos na tradheton vetja jone
njeriu i krijuarnga balta
lafoset me veten e tije perplot autocensure
nen hijen e bustit te larte
qe na e sollen keto dite, gjashte metra i larte...dhe kush e di sa i gjere,
fllad vere nen hijen e tije
kendojme himnin pa tekst...
teksti eshte i shkruar ne zemrat tona te plasura
lum kush e gelltite peshtymen
dhe nuk flet
viktimat e legjitimojne pushtetin e ri
qe nerodimken don me derdhe ne vetem nje det
bifurkacioni lejohet vetem ne fondet e shtetit dhe ne autostrada
prap revolucion
suficite ne buxhet
bota ska pse te baj dert
populli yne tashme e di formulen
bare do te haj e nuk dorezohet
ne te gjitha faqet e historise asnje gabim per be...vetem se mungojne ca faqe
revolucioni diqka duhet te haje...e perse mos ti haj bijte e vet
keshtu krimi mbetet ne familje
Prap revolucion...

 

 

LUTJA NUK ARRIN ASKUND...!

Thuret rrjeti
global
I mekatiti
Rrjet mbi rrjet
Askush nuk shpeton nga gracka planetare
Fisi im nuk eshte fajtor per asgje
Marimanga e zeze me nuk kacafytet me me marimangen e bardhe
Armpushim
Secili e ka teritorin e vet
Sistemet ne toke nuk funksionojne
Jane ndryshkur telat
Tollovi ne trafik
Predikuesit nga altari frikesojne vetveten duke përfolur pamje nga ferri
Njerëzit qeshin
Ferri eshte ketu fare pran
bashkojne duart
mbyllin syte
kan frike se lutja e tyre nuk arrine askund
se mekataret tashme e kontrollojne qiellin
Nocioni I fajit eshte shprishur i teri
thone ne jete ka vetem borxhe dhe kamxhik
Jeta llaskuce rrjedh kalamendshem rrugeve
Qokollata
Akullore
birre
Coca cola
Droge
sex
Multimedia
Me ne fund I kapem enderrat perdore klithin adoleshentet
Eminem shane memen e vet
te tjeret mastrubojne ne grup
ekstaze urbane
Kush mbahet per kend
Askush se di
Kush do te bjere ne humnere nese dora leshon doren
Ne ... apo enderrat
Qupat e dijne seheronjet e tyre asnjeher nuk kane jetuar ne tri dimenzione
Jashta imagjinates asgje nuk ekziston pajtohen
Vetem vdekja e akullt kafshon cepat e structures
dhe gjithçka dridhet
Kujtimet me nuk mbulohen me dhe
Pluhuri nga krematoriumet shpërndahet oqeaneve
Njerëzit shpresojne te ringjallen ne trup tigrash , xhirafash apo gjarperinjesh
Dhe te vazhdojne te zvarriten
Nga monotonia femijte ftojne ne enderrat e tyre
autobuset e shkolles
me atentatorin vetevrases
Asnje institute me pleq te rrjedhur
nuk u jep pergjegjje te rinjeve pa qellime
Jeta e organizuar te u frymen
Kaosi u ha koken
O zot
Ti qe krijove njeriun
Perse e denove shpirtin
Me trup te ngathte
Me tru dembel

 

 

KUR NOTAT I HANE SHKRONJAT... !


Sonte
notat i hane pameshirshem shkronjat
asnje fjale se degjoj te plote
jane vagona boshe keto
dhe nuk e bartin kuptimin askund
bejne pazar
pazar te imte
ne kete lokal nate
ekspozite
femrash
trupash
lecka moderne
dikush bie ere qepe dhe parfem te shtrnjet
pi cigare falco
qeshe falco
endrra
ketu nuk ka enderra
qdo gje eshte shabllon
plane per te ja hedhur tjetrit
lloatari
takon njeriun e duhur
ne kohen e duhur
pi diqka te tharte
kafshon diqka te tharte
ngreh diqka te tharte
peshurre tharte
plot acid edhe kjo mbremje
plot tym
ngrihesh
pak para agimi
e percjelle per dere edhe kete nate baloshe
neper sahatin e vjeter prej rere
nen ritmin tekno rrjedhin orete e fundit
njerzit
ketu flejne diten
agregatet vazhdimisht grryejne trurin
vend pa zot
o zot
meshire per kete
popuull te dehur
te tredhur

(2000)

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free